Kur kopjimi i këngëtareve të estradës fillon nga tatutë (Foto)

Kur kopjimi i këngëtareve të estradës fillon nga tatutë (Foto)

Shpesh e kemi pasur të vështirë të caktojmë se kush kë po kopjon. Këngëtarët apo edhe modelet tona, shpesh janë inspiruar nga artistet e huaja.

Veshjet, bizhuteritë, mënyrat e paraqitjes dhe shumëçka tjetër thuajse këngëtaret tona marrin nga të huajat.

Shpesh ato shtojnë edhe elemente për ta bërë këtë kopje më origjinale. I kemi parë të kopjojnë të gjitha këto, por jo të kopjohet edhe një tatu. Por ndodh edhe kjo.

Dafina Zeqiri, Nora Istrefi, Tuna dhe Morena Taraku janë vetëm disa nga emrat të cilat njihen për impaktin që kanë artistet ndërkombëtare tek to.

Por jo vetëm në veshje, klipe, e paraqitje mund ti hasim ngjashmëritë e cekura. Janë edhe ato që nuk hiqen kurrë nga trupi, tatutë, shkruan GazetaBlic.

Është këngëtarja Rihanna e cila kopjohet më së shumti në të gjitha drejtimet, pa dyshim edhe për tatutë e saj ikonike. Yjet e Rihannas, pistoleta dhe mbretëresha ‘Nefertiti’ janë vetëm disa nga tatuazhet e kopjuara nga këngëtaret tona.

Në foton lartë është këngëtarja Dafina Zeqiri e cila njihet për simpatinë që ka për këngëtaren amerikane ku edhe tatunë me yje pas qafes ka vendosur ta bëjë identike si ajo, duke shtuar detaje flutur për të treguar origjinalitet.

Tuna është ajo që ka marrë tatunë e famshme të Jourdan Dunn, “Khmasa”, ku modelja e famshme ka atë në krahun e saj të majtë ndërsa këngëtarja shqiptare ka vendosur ta bëjë të njëjtë në dorën e saj të djathtë.

Pistoleta e Rihannas e cila e bëri pasi u rrah nga ish i dashuri i saj dhe këngëtari i njohur amerikan Chris Brown ishte inspirim për Nora Istrefin, në foton më lartë keni tattoo-në e cila s’do shumë koment se sa i madh ka qenë inspirimi.

Madje modelja Morena Taraku, është diskutuar shumë për jo vetëm tatunë por edhe vendin e saj.

Megjithatë ajo ka marrë vetëm komente për kopjim të keq, duke thënë se origjinaliteti mungon.

Domethënia e tatuazhit është ajo që e bën të veçantë atë, ku yjet botërore kanë ato me kuptime shumë të thella në ato se çka kanë përjetuar, ndërsa kopjimi i tyre nga estrada jonë dhe personat e tjerë asnjëherë nuk është treguar. /GazetaBlic

Shpërndaje në: