Zbulohet arsyeja pse Blero e Afrona nuk shkuan në dasmën e Labit

Zbulohet arsyeja pse Blero e Afrona nuk shkuan në dasmën e Labit

Ata njihen që një kohë shumë të gjatë.

Bëhet fjalë për këngëtarin e njohur Blero dhe moderatorin e njohur Labinot Gashi-Labi, transmeton Gazeta Express.

Por, në ditën më të rëndësishme të Labit, Blero nuk ishte pranë shokut të tij.

Një ditë më parë Labi dhe e fejuara e tij Qendresa i dhanë fund beqarisë duke kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë.

E derisa shumë yje të njohura të estradës muzikore ishin të pranishëm në dasmën e çiftit më të ri, Blero e Afrona u larguan nga Kosova.

Dyshja e njohur kanë shkuar për pushime në Singapore.

Këtë e kanë bërë të ditur vetë ata përmes disa imazheve që kanë publikuar në rrjetet sociale.

Këto fotografi ata ia kanë bërë njëri-tjetrit dhe natyrisht nuk munguan as komentet romantike./Gazeta Express/

 

Shpërndaje në: