Koreja e Veriut kërcënon seriozisht, armët bërthamore mund të shpërthejnë në çdo moment
Ambasadori i Koresë së Veriut, ka paralajmëruar Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së se Gadishulli Korean ka arritur pikën prekëse të një lufte bërthamore e cila mund të shpërthejë në çdo moment.
Kim In-ryong tha se Koreja e Veriut është i vetmi vend në botë i nënshtruar nga “një kërcënim i drejtpërdrejt bërthamor” nga SHBA, raporton “AP”.
Duke folur për Komitetin e Asamblesë së Përgjithshme të Çarmatimit të OKB’së, ai këmbënguli që armët bërthamore janë një “aset i çmuar strategjik i Pyongyangut që nuk mund të ndryshohet për asgjë”, shkruan Periskopi.
Në të njëjtën kohë, Kim pohoi se “DPRK-ja vazhdimisht mbështet eliminimin total të armëve bërthamore dhe përpjekjet për të denuklarizuar të gjithë botën.” Por jo përpara se SHBA të heq dorë nga arsenali i saj bërthamor.
“Nëse politikat armiqësore dhe kërcënimet bërthamore të SHBA’së nuk janë zhdukur tërësisht, ne kurrë nuk do të vendosim armët tona bërthamore dhe raketat balistike në tryezën e bisedimeve në asnjë rrethanë,” tha ai.
Pavarësisht raundit të sanksioneve ekonomike ndërkombëtare, Koreja e Veriut po lançon programet e saj të raketave bërthamore dhe balistike me shpërthime dhe nisje të rregullta provash.
Të hënën, Rusia u bashkua me regjimin e sanksioneve të OKB’së pasi presidenti Vladimir Putin nënshkroi një dekret 40 faqesh që kufizonte bashkëpunimin ekonomik, shkencor dhe teknologjik me Veriun dhe identifikimin e 11 individëve të Koresë së Veriut të lidhur me programin bërthamor.
BE gjithashtu miratoi një varg të ri sanksionesh për të dënuar Phenianin për “programet e tij të vazhdueshme dhe të përshpejtuara të raketave bërthamore dhe balistike”.
Ndërkohë, SHBA, ka nisur ushtrimet detare pesë ditore së bashku me Korenë e Jugut, në ujërat që rrethojnë Gadishullin Korean./Periskopi/



