A flasin mes vete Rita Ora e Dua Lipa?
Dy emra që do të mbeten gjatë si ikona të muzikës botërore, mbi të gjitha do të smbesin si përfaqësueset më të denja shqiptare, ani pse me vendlindje e veprimtari larg vendit të tyre.
Dua Lipa, Rita Ora e Bebe Rexha, për të mos harruar dhe së fundi këngëtaren kosovare Era Istrefi, e cila theu çdo barrierë të mundshme për të depërtuar ndërkombëtarisht nga një shtet i vogël dhe jo fort i njohur për botën e jashtme.
Meqë ndër të para ishin Rita Ora e Dua Lipa, kësaj radhe do të jenë fokusi kryesor, shkruan Kosovarja.
Jemi të njoftuar të gjithë për sukseset e jashtëzakonshme të të dyja këngëtareve, por jo edhe për raportin mes tyre, meqë veprimtaria e tyre është e ndarë dhe e distancuar nga njëra-tjetra.
Mbajnë kontakte apo jo, takohen apo jo qoftë edhe për faktin se gëzojnë të njëtën origjinë, e kjo do duhej të ekzistonte me doemos.
Gjithsesi, derisa nuk është përfolur ndonjëherë për diçka konkrete rreth kësaj çështje, pritet deri në konfirmimin apo mohimin e një gjëje të tillë.
Pse jo, të mos vijë një ‘bo,bë’ nga të dyja shqipet, që e bënë krenar një komb të tërë e me po këtë po vazhdojnë akoma.
/Kosovarja/





