ZYRTARE: Shqipëria konfirmon kundërshtarin e nëntorit
Federata Shqiptare e Futbollit ka rënë dakord me homologen norvegjeze që kjo ndeshje të luhet më 14 nëntor, në “Elbasan Arena”, pikërisht ditën kur do të mësohen edhe 2 përfaqësueset e fundit europiane që do të marrin pjesë në finalet e Botërorit, njofton Supersport.
Edhe për trajnerin Christian Panucci do të jetë testi i parë miqësor, në kuadër të përgatitjeve për eliminatoret e europianit të ardhshëm dhe Ligës së Kombeve.
Kujtojmë se Panucci, kur u emëruar trajner i Shqipërisë, si pasues i De Biasit, nuk pati kohë të zhvillonte qoftë një ndeshje miqësore, ndaj në sfidën me nordikët do të ketë mundësi të bëjë eksperimente, për të krijuar një ide më të qartë për mënyrën sesi duhet të luajë Shqipëria në kualifikueset e ardhshme.



