Kështu e përshkruajnë Vuçiqin mediat turke

Kështu e përshkruajnë Vuçiqin mediat turke

Mediat në serbi sot kanë shkruar se sipas një gazetari turk, Vuçiq ka fituar mbështetjen e shumicës së njerëzve në vend.

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan është pritur ‘si mbret’ në Serbi, dhe me vizitën e tij Turqia ka ndikuar në një mjedis më të qetë në Ballkan, sipas një gazetari të gazetës turke “Daily Sabah”, i cili kishte mundësi ta shoqëroi Erdoganin këtë javë gjatë vizitës në Serbi e Ukrainë.

Duke përmbledhur rezultatet e vizitës së tij në Serbi, në një kolonë të titulluar “Brohoritjet serbe për Turqinë”, gazetari Halil Kapllan ka shkruar se Presidenti turk në mesnatë u përshëndet në aeroport nga Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe nga i gjithë kabineti i tij, përcjellë GazetaBlic.

“Ajo se çka thanë turqit, është se ai (presidenti Turqisë) është pritur si mbret” – ka shkruar ai në tekst.

Gazetari e ka përshkruar Vuçiqin si një “lider interesant” i cili ka fituar mbështetjen e shumicës në vend.

Shpërndaje në: