Para përballjes me Partizan Beogradin, futbollisti i Skënderbeut bën aksident me makinë (Foto)

Para përballjes me Partizan Beogradin, futbollisti i Skënderbeut bën aksident me makinë (Foto)

Futbollisti i Skënderbeut, Enis Gavazaj, është përfshirë në një aksident automobilistik në qytetin e Korçës. Ai ka qenë në drejtimin e makinës së tij me targë KS 04700FM dhe ka shkelur rregullat e qarkullimit duke goditur makinën me targë AA 488 ML e cila është në pronësi të shtetasit M.C.

Nga ky aksident ka patur vetëm dëme materiale.

Nesër Skënderbeu luan në Elbasan ndeshjen e radhës në Ligën e Europës ndaj Partizan Beogradit, por mesfushori i krahut Gavazaj nuk do të jetë i gatshëm për trajnerin Daja si pasojë e një dëmtimi të marrë në ndeshjen e kaluar të grupeve përballë Jang Bojsit.

Shpërndaje në: