Besniku e Lolita së shpejti prindër

Besniku e Lolita së shpejti prindër

Martesa e tij bëri bujë në mediet rozë.

Bëhet fjalë për Besnik Qakën, vokalistin e grupit të njohur NRG Band, transmeton Gazeta Express.

E në mesin e martesave VIP të estradës këtë vit, bën pjesë edhe dasma e Besnikut.

Në një ceremoni tejet të bukur me shumë të ftuar Besniku dhe e fejuara e tij Lolita kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë.

Por, pak kohë pas dasmës së tij, Besniku tregon një lajm shumë të gëzueshëm.

Në ditën e dasmës së moderatorit të njohur Labinot Gashi-Labit, Besniku në një intervistë ka treguar se ai dhe Lolita së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë.

Lajmi se ai do të bëhet së shpejti baba e ka bërë atë tejet të lumtur.

“E vërtetë është. Do të bëhem baba dhe mezi po pres. Jam shumë i lumtur”, është shprehur ai.

Se a do të jetë fëmija, vajzë apo djalë, kjo mbetët të shihet, pasi që Besniku nuk ka treguar asgjë më shumë./Gazeta Express/

 

Shpërndaje në: