Potera reagon pas akuzave për vjedhje të rrymës, ky është paralajmërimi i tij
Sot në media u raportua se ndaj kandidatit për kryetar të Podujevës nga radhët e Vetëvendosjes, Ajet Potera është ngritur një aktakuzë për veprën penale “vjedhje të energjisë elektrike”.
Padinë ndaj Poterës e ka ushtruar vet kompania KEDS, e cila thotë se ka prova të mjaftueshme që e vërtetojnë akuzën.
Lidhur me këtë çështje, kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Podujevës, Ajet Potera ka thënë se ende nuk ka pranuar asgjë.
“Është shumë interesante kur të kapet shteti, më shumë rivalët politik i dinë aktakuzat ndaj meje se sa që i qohen njeriut në dorë. Asnjë aktakuzë kurrë nuk ka ardh në adresën time, me e pas një dokument që unë jam i akuzuar për diçka. I fëlliqti të flliq dhe po presim 22 tetorin, verdiktin e fundit për këta flliqana”, ka thënë Potera.



