Kosova mund të luajë kundër Kampionit të Botës

Kosova mund të luajë kundër Kampionit të Botës

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll mund të zhvillojë një ndeshje miqësore në muajin mars kundër Kampionit të Botës, Gjermanisë.

Kështu kanë bërë të ditur burime të gazetës ‘Koha Ditore’ brenda Federatës së Futbollit të Kosovës.

Mundësinë për një përballje të tillë thuhet se nuk e ka përjashtuar as sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu, i cili ka thënë se raportet në mes dy Federatave janë shumë të mira dhe për këtë arsye përballja e tillë mund të ndodhë. /Periskopi.com

Shpërndaje në: