Hajnat filmohen gjatë ‘aksionit’ në Istog
Një qytetar nga Istogu ka dërguar në KALLXO.com një video të një vjedhjeje spektakulare në parkingun e një marketi në këtë qytet.
Siç shihet në pamje, grabitësit e vëzhgojnë për disa çaste makinën ndërsa në momentin e fundit njëri nga ta thyen xhamin e pasmë të makinës nga ku merr një çantë dhe largohen duke hipur në makinën e tij.
Pak metra më tutje, hajni vazhdon i papenguar të kontrollojë edhe makinat e tjera nëse në to ka gjëra me vlerë dhe përfundimisht pasi kryejnë vjedhjen largohen me makinën e tyre.
Policia e Kosovës ka konfirmuar se ditën në fjalë në këtë market kishte ndodhur një vjedhje.
Xhevat Ibra, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës, tha për KALLXO.com se më 27 mars 2016, Policia ka regjistruar një rast vjedhje.



