Befasi në ndeshjen Qarabag – Atletico Madrid

Befasi në ndeshjen Qarabag – Atletico Madrid

Sonte në termin më të hershëm se ai standard, u zhvillua ndeshje në mes klubit nga Azerbajxhani, Qarabag FK dhe Atletico Madrid.

Ndeshja u mbyll me rezultat 0-0, që ka befasuar të gjithë futbolldashësit, shkruan Periskopi.

Klubi spanjoll nuk arriti të triumfojë edhe pse nga minuta e 75-të, luajti me një lojtar më shumë.

Atletico tani pas tre ndeshjeve ka grumbulluar vetëm 2 pikë, që rrezikojnë shumë paraqitjen e klubit spanjoll në fazën e eliminimit direkt. /Periskopi-

Shpërndaje në: