Këngëtari i njohur kosovar u bë baba
Në skenën tonë muzikore ka shumë emra të dëshmuar, këngëtar me zë të bukur, e ndër ta edhe Dardan Gjinolli i grupit “Machiato Band”, shkruan “Kosovarja”.
Këngëtari dhe muzikanti i njohur, sot është bërë baba për herë të dytë. Bashkëshortja e tij ka sjellë në jetë vajzën e dytë.
Bukuroshja e vogël është quajtur Liana dhe ka sjellë gëzim në familje. Lindjes e të bijës e ka bërë të ditur vetë këngëtari përmes një postimi në “Facebook”, ku tregon se kjo është dita më e lumtur e jetës, shkruan “Kosovarja”.
Këngëtari e ka edhe një vajzë më të madhe, të quajtur Tuana, e cila sot ka ditëlindjen. Pra, dy vajza të lindura në të njëjtin muaj e në të njëjtën datë.




