Banorët të cilët jetojnë në arktik kanë një argument të frikshëm, toka ka ndryshuar (Video/Foto)

Banorët të cilët jetojnë në arktik kanë një argument të frikshëm, toka ka ndryshuar (Video/Foto)

Pleqtë e Inuitit i kanë dhënë një paralajmërim befasues NASA’s dhe pjesës tjetër të botës për ndryshimet klimatike globale. Inuitët kanë thënë se ndryshimi në klimë nuk ka ardhur për shkak të ngrohjes globale, por për shkak të ndryshimit të tokës.

Ata thonë se Toka është zhvendosur ose kërcitur dhe kjo ka shkaktuar ndryshimin e qiellit. Inuitët janë njerëz që jetojnë në zonën e Arktikut në Kanada, SHBA dhe Grenlandë dhe ata janë të njohur për aftësi të shkëlqyera të parashikimit të motit që i kanë trashëguar nga paraardhësit e tyre, raporton “Discloser”, transmeton Periskopi.

https://www.youtube.com/watch?v=RNhK67GftDk

https://www.youtube.com/watch?v=bGINy5FQxsg

Të moshuarit e inuitëve po i japin një paralajmërim NASA’s duke thënë se ndryshimet globale të motit së bashku me tërmetet që kanë goditur rajonet nuk kanë ardhur si rezultat i ngrohjes globale ashtu si bota është paralajmëruar për të besuar.

Ata kanë thënë se dielli ka filluar të rritet në një pozitë të ndryshme nga ajo që ishte më parë. Gjithashtu besojnë se ata kanë orë më të gjata të ditës në të cilën të bëjnë gjuetinë e tyre dhe pohojnë se dielli tani është më i lartë në qiell dhe ngrohet më shpejtë se sa në të kaluarën.

Pleqtë e tjerë Inuit në veri gjithashtu kanë thënë të njëjtën gjë gjatë një interviste dhe pohojnë se qielli ka ndryshuar.

Ludy Pydluk nga Resolute Bay tha se ndryshimi i kohës është shumë i dukshëm dhe se drita është më e lartë në horizont sesa ka qenë më parë. Ai tha se nuk di gjithçka, por e di se ka pasur ndryshime në atmosferë.

Pydluk tha se ndoshta Toka kishte lëvizur nga boshti i saj.

Jaipitty Palluq tha se kjo po bën Tokën më të ngrohtë se ajo që dikur ishte. Ai gjithashtu tha se yjet ishin të ndryshëm dhe ai vuri re se kur i vëzhgonte ato gjatë natës gjeti se ato nuk ishin më në pozicionet në të cilat kishin qenë./Periskopi/ 

Shpërndaje në: