Muaj të tërë pritje, lule, bizhuteri të shtrenjta, kështu ia fitoi zemrën reperi modeles së njohur
“Ku ka zë nuk është pa gjë”, kjo është një shprehje e cila përdoret shumë në Shqipëri, por duket se gjen mjaft mirë vend edhe në Amerikën e largët.
E mbani mend kur në media doli lajmi se Bella Hadid dhe reperi Drake janë në një lidhje? Mamaja e modeles u çudit nga një lajm i tillë, pasi sipas saj ata s’janë gjë tjetër veç se miq shumë të ngushtë. Hmm, por ja nuk është ekzaktësisht kështu.
Një burim i afërt pranë modeles është shprehur se bukuroshja është në një lidhje me reperin që prej muajit qershor. Sipas tij, Drake i ka shprehur pëlqimin Bellës që në muajin nëntor dhe i është dashur një kohë e gjatë, lule dhe bizhuteri të shtrenjta që t’ia fitonte zemrës bukuroshes. Bella është lënduar shumë nga ndarja me këngëtarin kanadez, The Weeknd, dhe nuk e ka pasur aspak të lehtë të nisë një lidhje tjetër, por Drake ia doli.
Cifti është siguruar që ta mbajë lidhjen jashtë vëmendjes së mediave dhe deri më tani ia ka dalë mbanë, ndonëse nuk dihet dhe për sa kohë.





