Tronditëse, nëna pedofile përdhunon seksualisht djalin 11-vjeçar
Nëna pedofile, e cila kishte kryer marrëdhënie seksuale me një nxënës, është burgosur për 15 vjet.
Daën Davies, 36 vjeçe, e joshi 11-vjeçarin në banesën e saj dhe më vonë pati marrëdhënie të dhunshme me të gjatë një fushate abuzimi dyvjeçar “të shthurur”, raporton “Daily Mail”, transmeton Periskopi.


Gjykata e Manchesterit dëgjoi se partneri i saj e filmoi atë duke abuzuar me djalin, ku pamjet u shitën më vonë në treg.
Davies, mohoi 12 akuza për nxitje të një fëmije për t’u angazhuar në aktivitete seksuale duke e quajtur djalin gënjeshtar, por u dënua pasi ai dëshmoi kundër saj para një jurie.
Ajo nuk tregoi asnjë emocion, pasi gjyqtari, Recorder Peter Atherton, tha se ishte një ‘rast i rrallë’ – duke shtuar se fëmija ishte abuzuar me ‘një masë të tmerrshme’.
Më parë, gjykata dëgjoi incidentet që ndodhën midis janarit 2012 dhe prillit 2014.
“Ajo më tërhoqi të gjitha rrobat e mia dhe më bëri të heq rrobat e saj dhe ajo tha nëse nëse nuk e bën një gjë të tillë do ta thërrasë policinë. Ajo tha nëse nuk i heq rrobat e saj, ajo do t’i thoshte policisë se unë kisha thyer një dritare”, u shpreh 11-vjeçari i sulmuar seksualisht nga Daën Davies./Periskopi/



