Ja sa vite burg rrezikon Saimir Tahiri për 2 akuzat e rënda që ka mbi supe

Ja sa vite burg rrezikon Saimir Tahiri për 2 akuzat e rënda që ka mbi supe

Ish-ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri akuzohet nga Prokuroria për Krime të Rënda për dy vepra të rënda penale.

Atë të “Trafikut të narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal dhe “Korrupsionit pasiv të zyrtarë të lartë shtetërore dhe të zgjedhurve vendorë”.

Nëse i referohemi Kodit Penal dhe neneve konkrete për këto vepra penale, Tahiri rrezikon maksimumi 32 vjet burg, dhe minimumi i caktuar në Kod për këto vepra, është 14 vjet burg.

Këtë të enjte, prokuroria për Krime të Rënda i kërkoi Kuvendit t’i heqë imunitetin e deputetit Saimir Tahiri pas hetimeve të kryera në bashkëpunim me autoritetet italiane për bandën e Habilajve.

Tahiri është vënë në qendër të sulmit tashmë pasi emri i tij ka dalë në dosjen e prokurorisë italiane për grupin e Moisi Habilajt, kushëri i largët me Saimir Tahirin dhe që është arrestua rnë shtetin fqinj si kreu i bandës së trafikut të drogës.

 

Shpërndaje në: