Edhe një denoncim në Polici ndaj Milaim Zekës, vjen nga një grua

Edhe një denoncim në Polici ndaj Milaim Zekës, vjen nga një grua

Ish- zëdhënësja e EULEX-it, Besa Domi, ka denoncuar në polici Milaim Zekën pasi ky i fundit e ka inçizuar tinëzisht.

Për këtë rast Zeka është intervistuar nga Policia e Kosovës.

Lajmin për denoncim e kanë bërë Policia e Kosovës, duke njoftuar edhe për masat e marra.

‘Me 18.10.2017 ankuesja femër K/Shqiptare ka raportuar se i dyshuari  mashkull K/Shqiptar i ka bërë audio incizim të paautorizuar. Lidhur me rastin i dyshuari është intervistuar dhe me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt’ thuhet në njoftimin e Policisë.

Ish-gazetari, tashmë deputetë nga radhët e partisë Nisma për Kosovën, Milaim Zeka pati shkruar në Facebook se Besa Domi është në lidhje me gazetarin hulumtues, Vehbi Kajtazin. Më pas u lansua një incizim ku dëgjohej teksa fliste Milaim Zeka dhe Besa Domi, për çka edhe u intervsitua Zeka si intervistim i paautorizuar.

Shpërndaje në: