Kjo i pret subjektet politike që s’i kanë paguar gjobat në Kosovë

Kjo i pret subjektet politike që s’i kanë paguar gjobat në Kosovë

Partitë politike në vend gjatë fushatës zgjedhore përcjellën me vëmendje aktivitetet e njëra tjetrës. Por për shkeljet që i kanë vërejtur ato kanë dërguar ankesa në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), i cili i njëjti i ka shqyrtuar ato dhe ka vënë gjoba.

Lidhur me këtë, ‘Indeksonline’ ka kontaktuar kryesuesin e sekretariatit te PZAP-it, Mul Deskun për të mësuar se a i kanë kryer gjobat subjektet politike.

Desku ka thënë se prej momentit të vendimit kanë afat disa ditë për pagesën e gjobës. Por, sipas tij, deri më tani këtë obligim e kanë kryer vetëm tri subjekte politike.

“Në vendim e kanë pasur afatin se deri kur kanë kohë të paguajnë gjobat. Por deri më tani kanë paguar vetëm 3 subjekte politike që kanë pagu nga një pjesë të borxhit, ndërsa subjektet tjera nuk e kanë pagu asnjë borxhin. Kështu secili vendim prej momentit të pranuar i  ka 15 ditë kohë për me pagu gjobën. Mirëpo deri më tani, PDK-ja ka pagu një shumë simbolike, AKR-ja një shumë simbolike edhe Lista Srpska ka pagu gjysmën një gjobë, ndërsa subjektet e tjera asnjë skan pagu gjobat e tyre”, ka thënë Desku.

Më tej, ai ka i ka paralajmëruar subjektet politike se në rast që nuk i kryejnë këto pagesa, atëherë do t’iu caktohen edhe gjoba të tjera.

“Balotazhi hynë në vazhdën e këtij procesi kjo nuk ka pengesë për me marr pjesë në garën për balotazh. Ata i kanë ka 15 ditë , mirëpo në qofteje nuk i paguajnë kemi masat tona ligjore se çka do të merret masandej lidhur me mospagesën e tyre apo ata që nuk i paguajnë gjobat, mund të shqiptohen edhe gjoba shtesë pastaj edhe pas shqiptimit të gjobave shtesë mund të i paralajmërojmë njëfarë mënyre që të i paguajnë në qoftë se jo atëherë caktohen gjoba shtesë”, është shprehu ai.

Tutje, Desku ka shtuar se i kanë të gjitha mundësitë ligjore që këto pagesa të arkëtohen. Ai tregon se a kanë pasur ndonjëherë problem lidhur me pagesat.

Pastaj, sipas tij, në rast se subjektet politike nuk i paguajnë edhe gjobat shtesë. Me këtë punë merret një mekanizëm tjetër.

“Në rast se nuk i paguajnë edhe pas shqiptimit të gjobave shtesë atëherë është procedura e përmbarimit kështu që ata e rregullojnë. Ne i kemi detyrimet ato, i kemi masat tona, i kemi mundësitë tona ligjore që me u pagu të gjitha ato gjobat qa janë shqiptu ndaj subjekteve politike . Kështu që nuk mbesin ata pa i pagu, dhe të gjitha gjobat arkëtohen nuk është ndonjë problem, të paktën deri më tani nuk kemi  pasur problem për arkëtimin e tyre”, ka përfunduar ai.

Kujtojmë se zgjedhjet lokale do të organizohen pas dy dite (me 22 tetor) që i bie ditë e dielë.

Shpërndaje në: