Veshja ikonë e sezonit është rikthyer fuqishëm – jeni gati për ta pasur?
Mënyra se si ne i kombinojmë gjithmonë xhinset mbetet pothuaj klasike: me një bluzë, pulovër a këmishë. Ky kombinim ka dominuar edhe mes ikonave të stilit në Javët e Modës gjatë këtij muaji, por ajo që i ka befasuar të gjithë është rikthimi i fuqishëm që modelet tona të preferuara dhe personazhe të njohur në botë kanë risjellë. Veshja më dominuese e vjeshtës: xhinse dhe një xhup lëkure.
Ndërsa një pjese prej jush mund të mos i duket aspak habi, meqenëse ky kombinim është tipik dhe i zakonshëm, vajza si Selena Gomez kanë tentuar të bëjnë më shumë duke zgjedhur bluza unike, me detaje apo stampime që bien në sy dhe i japin më shumë stil.
Sa herë kur nuk ke ç’të veshësh, një xhaketë lëkure dhe xhinse është një kombinim i pakohë që nuk të lë kurrë të dështosh.
Shikoni si mund të dukeni me stil edhe me këtë veshje të zakonshme vjeshte.
















