Tahiri i kërkon Qeverisë 40 mijë euro për një shkollë në Bujanoc

Tahiri i kërkon Qeverisë 40 mijë euro për një shkollë në Bujanoc

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka njoftuar se do t’i kërkojë Qeverisë së Kosovës ndarjen e 40 mijë eurove për renovimin e një shkolle në Bujanoc.

Ai njofton në Facebook:

Sot do t’i kërkoj Qeverisë së Republikës së Kosovës ndarjen e 40 mijë eurove për renovimin e një shkolle në Bujanoc, me propozimin që këto mjete të sigurohen nga buxheti i ministrisë që drejtoj unë. Nxënësit e kësaj shkolle e kanë të domosdoshëm përmirësimin e kushteve dhe ky ishte një shqetësim që dëgjova nga Kryetari i Komunës, Shaip Kamberi, gjatë vizitës që pata dy ditë më parë atje. Lugina e Preshevës ka nevojë për përkrahjen e institucioneve kosovare dhe ne të gjithë duhet ta rrisim përkushtimin për të.

Shpërndaje në: