Anita tregon se si u martua me Ramushin: Në fillim nëna më bërtiste…

Anita tregon se si u martua me Ramushin: Në fillim nëna më bërtiste…

Spikerja e njohur e lajmeve Anita Haradinaj ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “Top Show Magazine”.

E pyetur nga moderatori Alban Dudushi se pse zgjodhi Ramushin, ajo u përgjigj duke thënë se kryeministri aktual i Kosovës, e bëri në atë kohë për vete dhe e dashuronte shumë.

Në vazhdimin e rrëfimit, Anita ceku se lidhjen me Ramushin ia kishte rrëfyer fillimisht nënës së saj, e cila nuk e kishte pritur mirë dhe e kishte qortuar atë me arsyen se po lidhej me një figurë publike.

Por, më pas gjithçka kishte përfunduar mirë, kur Haradinaj ishte takuar me prindërit e Anitës dhe kishte shprehur dëshirën për dorën e vajzës së tyre.

Videoja më poshtë sjell rrëfimin e  saj.

https://www.facebook.com/tch.topshow/videos/10154937660176269/

Shpërndaje në: