Fatmir Spahiu në përqafimin e gruas (Foto)

Fatmir Spahiu në përqafimin e gruas (Foto)

Aktori Fatmir Spahiu, për publikun i njohur si “Oki” nga “Kafeneja Jonë”, së fundi nuk po përmendet shumë, kjo për shkak të aktiviteteve më të pakta në fushën e aktrimit, shkruan “Kosovarja”.

 

Spahiu, pos që është aktor i suksesshëm, është edhe kryefamiljar i përkushtuar, bashkëshort e baba i dy djemve, që i ngjajnë mjaftë.

Aktori nga Gjilani, me famë në tërë Kosovën, në një foto të fundit shfaqet tejet i dashuruar në bashkëshorten e tij, e cila duket mjaftë bukur dhe elegante, shkruan “Kosovarja”.

Është hera e parë që publikohet një foto kaq intime e çiftit në fjalë, ku vërehet afrimiteti dhe dashuria që kanë.

Dyshja janë prej më shumë se dhjetë vitesh bashkë.

Shpërndaje në: