Befason Butrinti, shfaqet me armë në duar

Befason Butrinti, shfaqet me armë në duar

Janë në shumicën e kohës nëpër koncerte brenda dhe jashtë vendit, por gjejnë pak kohë edhe për relaks.

Këta janë artistët tanë të cilët për shkak të aktiviteteve në muzikë, kanë shumë pak kohë të qëndojnë pranë familjes dhe më të dashurve të tyre, shkruan lajmi.net.

E pak kohë për relaks, ka gjetur këngëtari Butrint Imeri i cili gjatë ditës së djeshme vizitoi një poligon gjuajtjesh në të cilin u relaksua teksa gjuante me armë.

Kjo verë mund të quhet më e suksesshmja për Butrintin, kënga e fundit ‘Bella’ i solli atij sukses të madh duke u klikuar përplot 21 milionë herë që nga koha e publikimit të saj. /Lajmi.net/

Shpërndaje në: