Pornostarja e njohur vendos foton e saj mbi Virgjëreshën Mari, i nervozon fort komentuesit (Video/Foto)
Pornostarja e njohur Mia Khalifa ka shkaktuar një zemërim duke postuar një imazh të fytyrës së saj të mbivendosur në trupin e Virgjëreshës Mari.
24-vjeçarja u përplas me mënyrën se si disa njerëz e panë një foto të aktivistes pakistaneze fituese e çmimit Nobel Malala Yousafzai në javën e kaluar duke e ngjasuar me pornografen e njohur, raporton “Daily Mail”, transmeton Periskopi.







Ajo ka publikuar foton në Instagram duke shkruajtur: “Kur një faqe lajmesh gabon Malalan për Mia Khalifan”.
Shumë u ofenduan nga ajo duke e krahasuar veten me nënën e Jezu Krishtit, duke e quajtur atë ‘turp’ dhe duke thënë ‘unë shpresoj të kalbet ajo në ferr’.
Një person me një qëndrim të çuditshëm moral komentoi: “Pas këtij akti, unë kurrë nuk do të shikoj më videot tuaja”.
Por tifozët e Khalifës mbetën besnikë. Njëri shkroi: “Perëndia të bekoftë me dashuri nga Libani”.
Ky publikim vjen pasi fituesja e çmimit Nobel, Malala Yousafzai, 20 vjeç, u ofendua online nga myslimanët se ajo kishte veshur xhinse të hollë.





Khalifa filloi të performonte në videot pornografike në tetor të vitit 2014, pasi një klient në Ëhataburger, ku po punonte e kishte pyetur atë nëse ajo ishte e interesuar të shfaqej në videot e të rriturve.
Në vetëm dy muaj ajo u bë yllja pornografike më e njohur në Pornhub.com.
Khalifa lindi në Liban dhe u transferua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 2000. Ajo aktualisht jeton në Teksas./Periskopi/



