Ditëlindja e pazakontë e Soni Malaj (Foto)
Soni Malaj ka mbushur sot plot 36 vite nga dita e lindjes, por vendi ku ka zgjedhur të festojë nuk është ai që kishim menduar.
Në një postim në Instagram, ajo shfaqet në palestër ku një person i afrohet duke e uruar ndërsa stërvitet.
“Faleminderit. Në palestër që të djegim tortën e sotme. Në fakt, do të doja të falenderoja të gjithë ata që më kanë uruar, portalet, grupin tim të fansave. Jeni të mrekullueshëm, ma keni bërë këtë ditë më të bukur,” – thotë ajo, ndërsa dëgjohet vajza e saj e vogël Ana që e uron vazhdimisht.
Këngëtarja njihet për format e saj trupore, por të gjithë menduam se do na tregonte fotografi duke festuar me miqtë dhe familjen. Që pas suksesi me ‘Loca’, Soni nuk ka sjellë një projekt të ri muzikor.



