Gaboheni nëse mendoni se Leonora nuk kopjon …(Foto)
Leonora Jakupi, tash e sa vite karrierë artistike, për një përvojë kaq të gjatë arriti të përvetësoj një numër të madh fansash, falë vokalit e projekteve të veçanta në radhë të parë, duke mos anashkaluar paraqitjet e jashtëzakonshme skenike.
Një femër tejet e bukur, nuk pati nevojë të ndërhyjë deri tani në fytyrën e saj, prandaj edhe u cilësua si bukuri shqiptare, shkruan Kosovarja.
Për të qenë gjithmonë në top-formë, këngëtarja diti të gjejë bashkëpuntorët më të mirë, të cilët i’u shndërruan në miq të afërt, për vite me radhë.
Ndër ta, edhe disenjatori Valdrin Sahiti i cili e bëri të pa-dështueshme në stil Leonorën, por gjithçka mes tyre duket të ketë marrë fund, ani pse ishte miqësi e ndërtuar prej vitesh.
Bukuria e këngëtares, është e trashëguar me plot bindje, janë imazhet e nënës së saj ato që e vërtetojnë një gjë të tillë.
Bile, Leonora meqë është rritur në ngrohtësinë e saj e në mungesë të babait, shpesh herë në intervista pati deklaruar se nëna është i vetmi person të cilit do të donte t’i ngjante në çdo aspekt.
E këtë e ka filluar nga pamja e stili i saj i flokëtve, gjë që e bën të kuptueshme fotoja që ju sjellim në vazhdim.
Ngjajshmëri e jashtëzakonshme e tipareve të fytyrës, por edhe stili i flokëve që mbante dikur Leonora, i përafron pamasë nënë e bijë.





