Seksi dhe partnerët, si u bënë të famshëm VIP-at shqiptarë

Seksi dhe partnerët, si u bënë të famshëm VIP-at shqiptarë

Jo të gjithë yjet kanë ndjekur të njëjtën rrugë drejt famës. Ndonëse destinacioni ishte i njëjtë, ai drejt suksesit, disa nga emrat e showbizit shqiptarë kanë vendosur të shfrytëzojnë mundësi të ndryshme. Talentshow, skandale, foto të nxehta, apo festivale, janë vetëm disa nga alternativat e
artistëve që kërkojnë famë. Ja cilat janë mënyrat e tjera që i bënë emrat më të mëdhenj të skenës
shqiptare të suksesshëm.

Pas karrierës në Shqipëri, Bleona Qereti kërkonte dëshpërimisht të bëhej e famshme edhe në
botë. Menjëherë pas transferimit në Amerikë, këngëtarja filloi të punonte për këngë të reja, por në
një treg ku krijohen me mijëra këngë çdo ditë dhe skenës i shtohen shumë emra të rinj, vështirë
se një vajzë shqiptare, që i kishte kaluar të 25 –tat t’ja arrinte. Ndaj Bleonës iu desh të ndiqte një
rrugë tjetër. Fotot e nxehta dhe shfaqjet me veshje të ekzagjeruara në festat VIP dhe tapetin e kuq
e bënë këngëtaren shqiptare protagoniste diskutimesh. Fustani i saj rrjetë u shfaq në të gjitha
mediat amerikane, ndonëse jo të gjithë e komentuan pozitivisht.

Olta Gixhari kishte një listë të gjatë shfaqjesh në teatër, por pavarësisht kësaj nuk ishte ende kaq
për tu bërë e famshme. Setet e ndryshme fotografike ku tregonte linjat dhe trupin e saj sensual, e
vunë Oltën në vëmendjen e publikut, e tashmë fansat e saj numërohen me mijëra.

 

Alban Skënderajt nuk iu deshën shumë përpjekje për të arritur këtu ku është sot. Këngëtari i
njohur u identifikua menjëherë si një artist shumë i talentuar, pas prezantimit në edicionin e parë të
Top Fest. Balada e tij “Vetëm ty” fitoi zemrat e të gjithë shqiptarëve dhe u dëgjua për vite e vite
me radhë. Albani fitoi kupën e Top Fest edhe një vit më vonë dhe ka qëndruar gjithmonë koherent
me materialet muzikore që prezanton dhe stilin e tij të veçantë.

 

Ndryshe nga të tjerët, Elvana Gjata ka dashur ta nis karrierën e saj artistike nga një talentshow, që
në fakt nuk ishte edhe trampolina e suksesit të saj. Këngëtarja, arriti të merrte më vonë
vëmendjen e audiencës. Bashkëpunimi me Flori Mumajesin, i cili asokohe ishte lideri i grupit të
famshëm The Dreams, e bënë këngëtaren një emër mjaft të lakuar. Natyrisht, këngët dhe
videoklipet pasuese i kanë dhuruar edhe më shumë sukses. Sidoqoftë, Elvana ka bashkëpunuar
gjatë gjithë karrierës së saj me Florin.

 

Rita Ora u bë shpejt një emër i njohur në Britani, pasi arriti të renditej në vendet e para të
klasifikimeve me këngën “How we Do”. Megjithatë, këngëtares i janë dashur edhe një listë e gjatë
romancash me meshkuj VIP që të depërtonte në Shtetet e Bashkuara. Lidhja e saj me Rob
Kardashian, Bruno Mars dhe natyrisht Calvin Harris e vunë artisten në qendër të vëmendjes, duke
e bërë një nga emrat më të lakuar në faqet e showbiz.

 

Ledri Vula u dallua shumë shpejt si reper, kjo jo vetëm falë talentit që shfaqte në këngët e grupit
Skillz… Artisti arriti të siguronte qindra fansa, sidomos femra falë paraqitjes së tij fizike. I shquar si
një seks simbol i skenës shqiptare, Ledri vazhdon të duhet nga të gjithë.

Ndërsa Stresi ka ndjekur një rrugë të ndryshme nga gjithë të tjerët. Reperi i njohur është bërë më
shumë i famshëm për skandalet dhe telashet me policinë, sesa për këngët e tij. Ndonëse ka një
repertor të gjatë këngësh e bashkëpunimesh, fotot e tij me lëndë narkotike, lajmet për sherre apo
ndalime nga policia kryesojnë në rrjetet sociale dhe internet.

Sot Young Zerka është ndër të vetmit artistë të muzikës reggea në Shqipëri dhe një artist shumë i
suksesshëm, por deri këtu këngëtari nuk erdhi vetëm. Djali nga Korça, edhe pse kishte disa vjet
që punonte me muzikën, arriti të bëhej i njohur pas bashkëpunimeve me artistë të famshëm
shqiptar. Në listën e dueteve të tij janë Kastro Zizo, Alban Skënderaj, Aurela Gaçe dhe Dhurata
Dora, duete që arritën t’i japin popullaritetin e mjaftueshëm për të nisur një karrierë solo.

Shpërndaje në: