Hyrja që bëri bujë e Kejvina Kthellës, Olti Curri zbulon të vërtetën e biondes seksi
Të shtunën që lamë pas bëri mjaft bujë hyrja e Kejvina Kthellës, velinës së re në emisionin “Xing me Ermalin”, e cila zëvendëson Rashel Kolanecin.
Megjithatë veç ardhjes së saj në emision më tepër bujë bëri kërcimi i saj sensual, e veshur më një fustan të kuq mjaft të hapur dhe provokues aq sa pati një diskutim nëse Kejvina kishte veshur te brendshme apo jo.
E irrituar nga komentet në media Kejvina theksoi përmes një statusi në rrjete sociale se kishte veshur mbathje, megjithatë një fakti të tillë duket se ia vuri vulën blogeri Olti Curri.
Ai publikoi në profilin e tij në Facebook një foto shkëputur nga video e performancës së saj në të cilën i dallohet një rrip i hollë tek e çara e fustanit. E zgjidhëm edhe këtë dilemë, Kejvina paska patur të mbathura atë natë!




