Turqia e heton Galatasarajin për banerin “Gylenist”

Turqia e heton Galatasarajin për banerin “Gylenist”

Në derbin e madh turk mes skuadrave të urryera nga Stambolli, Galatasaray dhe Fenerbahçe, u paraqit një baner i madh me aktorin Sylvester Stallone në rolin e famshëm të “Rocky Balboa”-s. E çuditshmja në këtë mes, ishte ajo që shkruhej aty: “Ata duken të mëdhenj, sepse ju jeni në gjunj, ngrihuni.”

Një gazetë pro-qeveritare ka thënë që këto fjalë i ka thënë edhe kleriku i strehuar në Shtetet e Bashkuara, Fethullah Gulen, i cili akuzohet për puçin e ndodhur në vitin 2015.

Hetimi është urdhëruar nga vetë kryeministri turk Binali Yildirim.
Klubi i Galatës i ka përshkruar akuzat si “patetike” duke i mohuar në plotësi.

 Dhjetëra mijëra njerëz në Turqi janë suspenduar nga puna ose janë future bë burg për pjesëmarrje në çfarëdo forme në lëvizjen e Gulenit.

Në superligën turke, Galatasaraji është bindshëm në vendin e parë pas nëntë xhirosh me 23 pikë. Shumë më poshtë ndodhen rivalët e saj, Fenerbahçe me 15 aq sa ka edhe Besiktas, kampion aktual. / periskopi

Shpërndaje në: