Ku po arratiset Learta…?

Ku po arratiset Learta…?

Reja e këngëtares Shyhrete Behluli nuk ishte e njohur për publikun më parë, por është shndërruar në senzacion në mediet rozë që nga koha kur u bë publik lajmi për lidhjen e saj me, Kushtrimin.

Tashmë çifti e kanë bekuar dashurinë e tyre me një fëmijë të gjinisë mashkullore që e pagëzuan Matin, për të cilin ajo kujdeset vazhdimisht, shkruan lajmi.

Learta ka vendosur që në këto ditë të ftohta të largohet nga Kosova bashkë me djalin dhe mori rrugën për në Zvicër për të pushuar për disa ditë.

Në rrjete sociale, ajo publikoi pasaportat bashkë me bileta, por nuk bëri të ditur nëse në këtë udhëtim do të shoqërohen nga Kushtrimi, megjithatë Learta ka marrë rrugën për në Zvicër bashkë me djalin.

Shpërndaje në: