Këndoi në automobil, ja çka i ndodhi
Policia në Montreal të Kanadasë ka dënuar një vozitës, pasi që sipas tyre, kishte kënduar me zë të lartë gjatë vozitjes.
Sipas CTV News Montreal, Taoufik derisa po këndonte kishte dëgjuar sirenën e policisë prapa tij. Kur ka ndaluar automjetin, i janë afruar katër policë, të cilët e kanë pyetur nëse ai ka bërtitur derisa ishte duke vozitur.
Taoufik është përgjigjur se vetëm po këndonte këngët nga radio, pas të cilës njëri nga policët i kërkoi dokumentet dhe e dënoi me 149 dollarë për shkak se kishte “bërtitur në automobil”.



