Ditari i Anë Frank do të lexohet para ndeshjeve të Serie A-së, pas skandalit të tifozëve të Lazios
Federata italiane e futbollit ka thënë se një pasazh nga ditari i Anë Frankdo të lexohet para ndeshjeve të kësaj jave si kundërpërgjigjje për aktet antisemite nga tifozët e Lazios. Federata Italiane poashtu tha se një minut heshtje do të mbahet para ndeshjeve të kësaj jave që zhvillohen në Serie A, B dhe C.
Gjatë ndeshjes së të dielës në Ligë mes Lazios dhe Cagliarit, tifozët e të parës e dëmtuan Stadio Olimpicon në Romë me grafite antisemite dhe me afishe që shfaqnin imazhe të Anë Frankut, vajzës së re që shkroi ditarin e famshëm dhe që vdiç në Holokaust, duke veshur ndërresën e rivalëve të urryer Romës.
Një imazh me Frankun do të vishet të mërkurën nga vetë lojtarët e Lazios në ndeshjen përballë Bolonjas, tha klubi, për të demonstruar luftën e tyre kundër “çdo forme të racizmit dhe antisemitizmit”.
Presidenti i Lazios, Claudio Lotito, e ka vizituar sinagogën e Romës dhe ka premtuar se do të nisë një fushatë edukimi antisemit. Lotito tha që klubi do t’i intensifikojë përpjekjet në luftën kundër racizmit dhe antisemitizmit.
Tifozët e Lazios e kanë njëfarë historie të racizmit dhe antisemitizmit. Në një rast të ngjashëm, një baner në qytet ishte shfaqur para 20 vitesh që i drejtohej tifozëve të Romës: “Auschwitzi është atdheu juaj; Furrat e gazit janë shtëpia juaj.”
Kjo është dënuar edhe nga kryeministri italjan, Paolo Gentiloni që e ka cilësuar afishin: “të pabesueshëm, të papranueshëm dhe që nuk duhet të minimizohet”.
Ndërkohë, në ditarin e Anë Frankut pasazhi që do të lexohet është ky: “E shoh botën derisa ngadalë transformohet në një egërsirë, e dëgjoj një bubullimë që, një ditë, do të na shkatërrojë të gjithë neve, i ndjej vuajtjet e milionave. Dhe ende, kur shoh lart në qiell, disi ndihem sikur gjithçka do të bëhet mirë, që kjo mizori do të marrë fund, dhe që paqja do të rikthehet përsëri.”



