E pabesueshme çfarë bën stafi i Partizanit të Beogradit me tifozët për sfidën me Skënderbeun

E pabesueshme çfarë bën stafi i Partizanit të Beogradit me tifozët për sfidën me Skënderbeun

Ndeshja e kthimit e Ligës së Europës mes Partizanit të Beogradit dhe Skënderbeut e cila do të zhvillohet në Beograd, po pritet me mjaft interes për publikun vendas.

Duke ditur gjaknxehtësinë e tifozave serb, trajneri i skuadrës Djukic, stafi i tij, dhe lojtarët, kanë shkuar në biletarinë e stadiumit për të blerë bileta me kartat e tyre të identitetit.

Ata i kanë dhënë shembull tifozave sesi duhet të sillen në këtë përballje mjaft delikate.

Klubi i Partizanit të Beogradit ka mbetur i mahnitur nga mikpritja dhe sjellja e shqiptarëve në stadiumin “Elbasan Arena” gjatë sfidës së parë, gjë të cilën e dëshirojnë shumë edhe nga tifozat e tyre.

Image

Shpërndaje në: