Marina paralajmëron Luanën Vjollcën: Kujdes… ia di mirë huqet Manushit

Marina paralajmëron Luanën Vjollcën: Kujdes… ia di mirë huqet Manushit

Po kaq do ta bëjë motra për motrën, kaq edhe më shumë. Marina u largua nga Manushi dhe tani është radha e Luanës të ndajë eksperiencën e përbashkët me të. Ajo do të jetë moderatorja e programit, kurse Edi Manushi dhe Gent Hazizi dy kapitenët e skuadrave.

Në këto kushte, Marina që e njeh mirë Manushin e porositi të motrën të ketë kujdes se ai mund ta korruptojë. Dhe mund ta korruptojë vërtet, se edhe në spotin e emisionit, që tashmë gruaja e Getoar Selimit ka publikuar në profilin e saj në Instagram, Marina ia tha Luanës, që do hynte mik “te ajo”, duhet ta ketë pasur fjalën për Marinën.

Marina dhe Manushi kanë ruajtur një marrëdhënie të mirë edhe pas largimit të saj nga “Procesi Sportiv”. Bashkëpunimi i tij i ri me Luanën në “Shiko kush luan”, do të jetë një arsye më shumë për t`i lidhur ende.

Shpërndaje në: