Shfaqet Robert Berisha me kunatën e tij (Foto)
Robert Berisha dhe Nora Istrefi janë dy nga këngëtarët tanë mjaftë të pëlqyer nga masa, shkruan “Kosovarja”.
Të dy rrjedhin nga familje këngëtarësh, Roberti ka babanë dhe vëllanë muzikant, ndërsa Nora kishte nënën dhe e ka motrën këngëtare.
E duket se çifti e kanë shumë të lehtë të kuptojnë njëri-tjetrin, ngase të dy e njohin mirë profesionin e tyre. Dhe e respektojnë.
Kur flasim për familjarët, është motra e vogël e Norës, Era Istrefi dhe Robert Berisha që shihen sonte së bashku në një darkë.
Duket se përveç raporteve familjare, Roberti e Era kanë edhe raporte të mira shoqërore e kolegiale.
Në këtë darkë shihet se ata të dy po kalojnë bukur. E po, ku ka më mirë se sa në shoqëri me kunatën?




