ISIS përdor foton e Mesit dhe kërcënon se do të ketë sulme në “Rusi 2018” (Foto)
Shteti Islamik (ISIS) ka kërcënuar për sulme terroriste gjatë Kupës së Botës “Rusia 2018”. Me anë të fotografive të publikuara, grupi terrorist njofton për sulme terroriste në Kupën e Botës.
ISIS ka përdorur një foto të sulmuesit të Barcelonës, Leo Messi, argjentinasi paraqitet si i burgosur, por me syrin e majtë ka gjak, ku edhe paralajmërohen sulme.
Gjithashtu është paraqitur edhe një foto tjetër, ku një ushtar i ISIS-it është me dinamit dhe përpara ka një stadium futbolli.
Ky grup terrorist sulme kishte paralajmëruar edhe për Kupën e Botës të vitit 2014 dhe Euro 2016, por fatmirësisht asgjë nuk ndodhi.






