Ky është rreziku më i madh i martesave

Ky është rreziku më i madh i martesave

Gjëja që shkakton divorce më shumë se gjithçka tjetër është pritshmëria e parealizuar.

Kur shkrimtari Derek Harvey e kishte zbuluar këtë në një seminar gjashtë vjet më parë, ai kishte mbetur gojëhapur.

“Është një helm vdekjeprurës që rrjedh në zemër dhe shkatërron lidhjet”.

Nuk është sekret që të pasurit shumë pritshmëri mund të jetë problematik kur vjen puna te romanca, shkruan The Independent.

“Pritshmëritë e parealizuara janë një vrasës i madh i lidhjeve”, shpjegon trajneri i lidhjeve, James Preece.

“Njerëzit kanë tendencë që t’u hyjnë lidhjeve të gjata duke pritur që personi do t’i ndryshojë shprehitë e veta”.

“Ata mendojnë që përgjatë kohës ata do të mund t’i shndërrojnë në dikë tjetër. E kjo çon në zhgënjim dhe zemërim”.

Është kruciale që ta pranoni partnerin ashtu si është, vazhdon ai, dhe të tentoni të punoni si ekip, që t’i tejkaloni problemet e pashmangshme që të gjitha çiftet e martuara i kanë.

Shpërndaje në: