Mediat angleze zbulojnë detajin shokues: Ja çfarë u bëri Mourinho lojtarëve pas humbjes ndaj Huddersfield

Mediat angleze zbulojnë detajin shokues: Ja çfarë u bëri Mourinho lojtarëve pas humbjes ndaj Huddersfield

Jose Mourinho nuk e fshehu zemërimin publikisht pas humbjes ndaj Huddersfieldit, ku akuzoi lojtarët e tij me Herrerën në krye (spanjolli tha “na mungoi agresiviteti”), se do t’i nxirrte me radhë në konferencë për të shpjeguar arsyet e mungesës së motivimit.

Por “DailyMail” zbulon se në dhomat e zhveshjes tërbimi i trajnerit të Manchester United ka qenë i papërmbajtshëm.

Tabloidi zbulon se portugezi ishte aq i zemëruar, sa e përplasi pardesynë e tij në dyshemenë e dhomës së zhveshjes dhe i drejtoi gishtin disa prej senatorëve duke i akuzuar rëndë.

Surprizë është fakti se një prej mbrojtësve që gaboi, Viktor Lindelof, i shpëtoi tërbimit të Mout. Kjo është hera e parë që Mourinho shpërthen kundër lojtarëve të tij që kur ai është ulur në stolin e skuadrës, majin e 2016-ës.

Mou dëgjoi Herrerën në konferencën për shtyp teksa thoshte se skuadra nuk ishte mjaftueshme agresive dhe ai nuk e kapërdiu këtë fakt, duke shpërthyer gjatë konferencës për shtyp: “Është e thjeshtë, fitoi skuadra më e mirë. Kur fiton skuadra më e mirë, nuk ke çfarë të thuash. Nuk e di përse Huddersfieldi e kërkoi më shumë fitoren se ne.

Do bëj një analizë për këtë, por nuk dua t’i kritikoj lojtarët publikisht. Dëgjova Herrerën që tha se mungonte dëshira. Oh Zot! Kur një lojtar mendon këtë, atëherë e gjithë skuadra duhet të dalë në konferencë dhe të shpjegohet, sepse unë nuk e bëj dot. Jam i shokuar dhe i surprizuar”.

Shpërndaje në: