Momenti kur pitbulli agresiv sulmon një qen shtëpie (Video)

Momenti kur pitbulli agresiv sulmon një qen shtëpie (Video)

Kamerat e sigurisë në një shtëpi e kanë kapur momentin kur një qen Pitbull e ka sulmuar një qen tjetër i cili po qëndronte pranë derës së shtëpisë.

Një sulm i tillë i egër nuk është parë më parë në lagjen ku ka ndodhur ngjarja. Të paktën kështu është shkruar nga publikuesi i videos i cili i ka dhënë një përshkrim të gjatë gjithë ngjarjes.

Më vonë është zbuluar se ky qen ka qenë i njërit prej fqinjëve të cilit i ka ikur nga oborri, shkruan GazetaBlic.

Për fat të mirë ngjarja ka kaluar pa pasoja të mëdha, dhe nuk ka pasur dëme as në njerëz e as tek jeta e qenit të sulmuar.

Pronari i qenit Pitbull u gjobit nga Kontrolli i kafshëve.

Shpërndaje në: