Xhaka përfshihet në formacionin me yje
Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka po kalon nëpër një formë të lartë te skuadra londineze.
Futbollisti me prejardhje nga Kosova ka shënuar gol në dy ndeshjet e fundit për ‘Topçinjtë’, një në ligë kundër Hull City dhe tjetrin ndaj Nottingham Forest në Kupën e Ligës.
E përditshmja britanike ‘Metro’ e ka përfshirë kosovarin në formacionin më të mirë të përballjeve në këtë Kupë.
Aty krahas tij shohim edhe yje tjerë si Cesc Fabregas, Juan Mata, John Terry etj.




