Trajneri kosovar dyshohet se abuzoi seksualisht lojtarët në hotel

Trajneri kosovar dyshohet se abuzoi seksualisht lojtarët në hotel

Dy trajnerët e të rinjve tek Dynamo Berlin, dyshohen të kenë abuzuar dhe nënçmuar seksualisht lojtarët e tyre. Dyshimi kryesor është në një dhomë hoteli, shkruan Insajderi.

Dy të dyshuarit janë, Simon G, 26 vjeçar dhe Dardan K, 26-vjeçar nga Kosova. Akuzat ndaj dy trajnerëve kanë të bëjnë me abuzim seksual, fyerje lëndimet e rrezikshme trupore si dhe detyrim.

Simon dhe Dardani dyshohen se ndërmjet korrikut të vitit 2015 dhe shkurtit të vitit 2016, si trajner kishin torturuar të rinjtë të cilët i përkisnin moshës 10 dhe  11-vjeç, raporton ëelt.de

Prokurori bazohet në tri incidente, por veçanërisht në atë të 15 muajve më parë, në një dhomë hoteli.

Me 4 korrik të vitit 2015, dyshohet dy trajnerët në dhomën e tyre të dyfish kanë detyruar fëmijët që të zbulojnë pjesët intime të trupit.

Dardani, para prokurorisë ka mohuar akuzat.

“Ajo që po ndodh këtu, sipas mendimit tim është absurditet total. Unë kurrë nuk kam prekur një fëmijë për hir të Perëndisë”, ka thënë Dardani, tashmë ish-trajner./Insajderi/

 

Shpërndaje në: