Momenti kur vokalisti i “Metallica-s”, përshëndet shqiptarët në koncertin në Londër (Video)

Momenti kur vokalisti i “Metallica-s”, përshëndet shqiptarët në koncertin në Londër (Video)

Ditën e djeshme është bërë temë në media një fotografi e rock bendit legjendar “Metallica”, ku shfaqeshin me flamurin kombëtar.

Kjo është arritur në sajë të një fansi shqiptar Ervin Gjonaj, i cili është ndjekës i rregullt i koncerteve të grupit.

Ai ia kishte bërë dhuratë për ditëlindje Robert Trujillos, basistit të grupit një fanellë shqiptare.

Ndërkohë si shenjë falënderimi, James Hetfield – vokalisti i grupit, ka përshëndetur në fillim të koncertit të gjithë shqiptarët e pranishëm.

Në momentin që kjo deklaratë është thënë, janë dëgjuar duartrokitje dhe brohorima nga shqiptarët e pranishëm.

Videoja më poshtë e sjell të qartë këtë moment. /Telegrafi/

 

Shpërndaje në: