Haxhiaj: Të ndalen privilegjet për serbët

Haxhiaj: Të ndalen privilegjet për serbët

Deputetja e AAK-së Teuta Haxhiaj ka reaguar  ndaj shefit të Listës Serbe Sllavko Simiq.

Ajo ka bërë thirrje që të ndalen në  kërkimin e privilegjeve si komunitet serb në Kosovë.

“Mjaft me këto privilegje. Banorët e Mushtishtit kërkojnë llogari për krimin që u është bërë. Ju si komunitet duhet të kërkoni të dënohen kriminelët dhe jo të kërkoni privilegje. Përderisa nuk ka kriminel që ka kry krime dhe nuk dënohet, ju si komunitet asnjëherë s’keni ngrit këtë çështje. Duhet të trajtoheni si qytetar të barabartë si të gjithë qytetarët tjerë dhe mjaft me privilegje”, tha Haxhiaj.

Shpërndaje në: