Lewandowski nuk i intereson rinovimi i kontratës
Sulmuesi i Bayern Munich, Robert Lewandowski ka reaguar pas spekulimeve që e lidhin atë me rinovimin e kontratës me gjigandin bavarez, e cila skadon në vitin 2019.
Polaku u përfol dje se mund të rinovojë kontratën me klubin nga Allianz Arena deri në vitin 2021, me ç’rast do të bëhej futbollisti më i paguar në Bundesligë, me një pagë tejet të lartë prej 15 milionë euro në sezon.
Por, ai thotë se kjo temë nuk ekziston për të, edhe pse pranon se duhet të gjejë një zgjidhje rreth kësaj çështje.
“Gjithmonë kam thënë, do ta gjejmë një zgjidhje”, deklaroi polaku.
“Ndihem mirë dhe kam kontratë të gjatë me Bayernin. Për mua, nuk ekziston kjo si temë. Ne nuk duhet të merremi me këtë javë pas javësh. Mendoj se nevojitet qetësi. Tani jam i përqëndruar tek stërvitjet dhe ndeshjet me Bayern Munich”. Periskopi.com



