Ronaldo e do një portugez në vend të Bales
Cristiano Ronaldo dëshiron ta sjell një zëvendës të Gareth Bales në Real Madrid
Portali spanjoll sportiv, Don Balon, ka zbuluar një lajm shumë interesant brenda kampit të Real Madridit.
Sipas këtij portali, Cristiano Ronaldo dëshiron që Gareth Bale të largohet nga Real Madridi gjatë verës, përcjell Express.
Thuhet se Ronaldo është lodhur nga problemet që Bale po ka me lëndimet dhe i ka thënë presidentit të klubit, Florentino Perez që duhet ta shes Balen dhe të kërkojë një lojtar të ri.
Në vend të Bales, ylli portugez dëshiron që ta transferoj bashkë-vendasin, talentin e Valencias, Gonçalo Guedes.
Guedes është në pronësi të Paris Saint-Germain, por është i huazuar te Valencia. /Express/




