Veseli: Sezoni vjeshtor i Kuvendit të sjell debat e jo dhunë

Veseli: Sezoni vjeshtor i Kuvendit të sjell debat e jo dhunë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se me fillimine sotëm të sezonit vjeshtor të punës së Kuvendit, qytetarët presin debat dhe jo dhunë.

Veseli, përmes një postimi në facebook, ka potencuar se bashkëpunimi dhe konsensusi nuk kanë alternativë  asnjëherë

“Sot filluam sesionin vjeshtor parlamentar. Qytetarët presin nga deputetët që t’i përfaqësojnë përmes debatit e jo përmes dhunës dhe bllokimeve. Është koha që edhe dallimet politike të shpërfaqen përmes debatit në komisione parlamentare dhe në seanca plenare. Bashkëpunimi dhe konsensusi nuk kanë alternativë – asnjëherë. Në këtë sesion të ri parlamentar, uroj të kemi unitet dhe të merremi më shumë me debatin ekonomik dhe ligjet që nxisin zhvillimin ekonomik. Këtë e presin qytetarët nga ne”, ka shkruara Veseli

Shpërndaje në: