Ja lëndimi që pësoi Burak Ozçivit, e tregon përmes kësaj fotoje

Ja lëndimi që pësoi Burak Ozçivit, e tregon përmes kësaj fotoje

Aktori i njohur i serialit “Dashuri e pafund” Burak Ozcivit është aksidentuar pak ditë më parë gjatë xhirimeve të filmit “Can Feda”.
Sipas shtypit turk, aktori u dërgua menjëherë në spital për të marrë ndihmën e parë. Tek xhironte një nga skenat e filmit, ai këputi një ligament të këmbës së majtë duke e bërë të pamundur vazhdimin e xhirimeve.

Ka qenë vetë Buraku ai që ka ndarë me të gjitha fansat një story në Instagram ku shpreh mirënjohjen për të gjitha mesazhet.

Ai është në gjendje të mirë shëndetësore dhe shumë shpejtë do t’u kthehet xhirimeve. “Ju dua të gjithëve” ka shkruar aktori kah fotos së shpërndarë.

Megjithatë, mediat raportojnë se aktorit 32 do t’i duhet rreth një muaj të rikuperohet plotësisht e t’i rikthehet punës.

Shpërndaje në: