FIFA premi rekord për botëror, e pabesueshme shifra
Kampionati Botëror në Rusi pritet të thyejë rekorde për premitë e ekipeve pjesëmarrëse.
Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s, i mbledhur në Kalkuta të Indisë, i ka hapur rrugë rritjes me 12 për qind të shumës që do t’u shpërndahen kombëtareve pjesëmarrëse në botëror krahasuar me atë të katër viteve më parë të mbajtur në Brazil.
Nga 358 milionë që ishin dhuruar Brazil, në 400 milionë dollarë, që konvertohen afërsisht në 340 milionë euro.
Kampionati Botëror në Rusi do të fillojë më 14 qershor dhe do të zgjasë deri më 15 korrik të vitit 2018.



