Shuma marramendëse që Adele fiton për një natë
Ajo është një nga yjet më të mëdhenj në industrinë e muzikës, me tre albume dhe me 15 Grammy, si dhe me një bilanc të shtuar bankar pas këtyre sukseseve, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.
Dhe duket se pasuria e Adelës do të bëhet më e madhe, pasi që llogaritë e reja zbuluan se këngëtarja fitoi 16.5 milion dollarë në vitin e kaluar, ekuivalent me 45 mijë funte në ditë.
29-vjeçarja e hitit “Hello” pati të ardhura masive pas suksesit të pabesueshëm të albumit të saj të tretë, i cili u publikua në nëntor të vitit 2015 duke shitur rreth 20 milionë kopje në mbarë botën.
Këngëtarja thuhet gjithashtu se po e mendon një ofertë prej 20 milionë funtesh për qëndrim në Las Vegas.
Një burim i “DailyMail” i tha gazetës se Adeles iu ofrua një pagë prej 500.000 dollarësh për një shfaqje në “The Whynn Hotel”, për një periudhë 12-mujore.



